Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haradinaj po pret rekomandim pozitiv për vizat

Prizren Post | 13:35 - 27.06.2018

Prishtinë – Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, tha se presin rekomandim pozitiv për vizat.

“Së shpejti komisioni do ta japë propozimin e vet. Besojmë që shpejt do ta kemi vlerësimin pozitiv. Njëra nga punët që do ta bëjmë me kujdesin me të madh është që mos të mërijmë porosi të gabuara për Kosovën. Nuk ju shkojnë prej Kosovës as refugjatët as kriminelët, rritet bashkëpunimi”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company