E mërkurë, 23 Shtator 2026

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kurti për formimin e Qeverisë së re, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Qeveria e 4 e drejtuar nga Kurti është formuar sipas frymës kushtetuese.
Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të punojë me ekzekutivin e ri.
Hargreaves ka uruar që partitë politike të arrijnë të zgjedhin edhe presidentin e vendit para 6 tetorit
“Pas ngërçit të zgjatur politik, ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme dhe efektive, të cilat mund të punojnë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë ngushtë me Qeverinë në muajt e ardhshëm. Shpresoj që të gjitha partitë politike tani të tregojnë një frymë përgjegjësie dhe bashkëpunimi për të punuar së bashku në zgjedhjen e Presidentit para 6 tetorit, duke ndihmuar Kosovën të përmbushë reformat, të shfrytëzojë mundësitë dhe të përballet me sfidat që e presin”, ka shkruar ai në Facebook.
Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një mik dhe partner i palëkundur i Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
