Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hiqet pezullimi i lejeve ndërtimore në Komunën e Prizrenit

Prizren Post | 10:46 - 13.06.2018

Prizren – Pas përpjekjeve 6 mujore është hequr masa e përkohshme e Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Komuna e Prizrenit ka arritur ta tejkalojë këtë situatë të rëndë të krijuar pas masës së përkohshme të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte pezulluar Planin Zhvillimor Komunal dhe me këtë e kishte pamundësuar dhënien e lejeve të ndërtimit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet ta dinë se Vendimi i Gjykatës, ishte në fuqi që nga muaji tetor i vitit të kaluar, dhe përkundër ankesave dhe përpjekjeve nuk është hequr deri më sot.

Kjo marrëveshje u arrit pas përpjekjeve intensive të Komunës dhe bashkëpunimit me kompaninë e hekurudhave NP IHK “INFRAKOS“ SH.A., e cila është pajtuar që të arrihet Pajtimi Gjyqësor në Gjykatë, me ç‘rast është tërhequr padia dhe Komuna e Prizrenit do të bëjë realizimin e obligimeve të dala nga takimet e mbajtura dhe të përcaktuara me këtë marrëveshje.

Nga sot qytetarët e Komunës së Prizrenit e kanë të drejtën për t’u pajisur me leje ndërtimi.


Etiketa:
Arivisti Company