Historike, dënohet me vdekje gruaja e parë në SHBA pas 67 vitesh


E mërkurë, 13 Janar 2021

Lisa Montgomery është bërë e para grua që dënohet me vdekje në SHBA pas 67 vitesh. Ajo ishte prej kohësh e burgosur për vrasje dhe sot është marrë vendimi përfundimtar për të.

Lisa Montgomery është bërë e para grua që dënohet me vdekje në SHBA pas 67 vitesh. Ajo ishte prej kohësh e burgosur për vrasje dhe sot është marrë vendimi përfundimtar për të.

Sipas mediat ndërkombëtare, Montgomery, është vrarë sot duke i injektuar në trup substancë vdekjeprurëse në një burg në Terre Haute, Indiana. Vendimi për dënimin e saj me vdekje është dhënë nga Gjykata e Lartë në SHBA.

Nga ana tjetër avokatët e saj kërkuan që mos të merrej ky vendim, pasi sipas tyre Lisa Montgomery kishte probleme mendore për shkak të abuzimit që i kishte ndodhur asaj kur ka qenë fëmijë.

Nga ana tjetër familja dhe miqtë e viktimës së saj thonë se vrasja e kryer nga Montgomery ishte aq e tmerrshme sa që ajo meritonte të vritej pa marrë parasysh shëndetin e saj mendor.

Në fund gjykata dha vendimin e saj dhe Montgomery është e para grua e dënuar me vdekje nga qeveria amerikane. Ekzekutimi i saj u shty dy herë, së pari nga COVID-19, pastaj nga një gjykatës i cili kërkoi që vendimin përfundimtar ta merrte Gjykata e Lartë.

Lisa Montgomery u dënua pasi vrau në grua shtatzënë në vitin 2004, ajo masakroi të renë deri sa ajo vdiq. Hera e fundit që SHBA ka dënuar me vdekje një grua ka qenë Bonnie Heady, e cila vdiq në një dhomë gazi në vitin 1953 në Missouri./tvklan.al

Të fundit