Ia beh një Uliks i ri: ç’ndryshim ka nga Bekim Fehmiu?


E martë, 23 Dhjetor 2025

Traileri i parë për Odisea-n, adaptimi filmik i epikës së famshme të Homerit, i drejtuar nga regjisori i famshëm Christopher Nolan, ka mbërritur.

Traileri nuk futet thellë në ngjarje, por mbështetet në atmosferë – shumë det, anije në telashe dhe luftëtarë që përpiqen të kthehen në shtëpi pas Luftës së Trojës.

Roli kryesor, ai i Uliksit luhet nga Matt Damon, ndërsa traileri paraqet gjithashtu Tom Holland si djali i tij Telemaku dhe Anne Hathaway si Penelopa.

Në film luajnë gjithashtu Robert Pattinson, Zendaya, Lupita Nyong’o, Charlize Theron, Mia Goth, Benny Safdie, Jon Bernthal, John Leguizamo…

Edhe pse The Odyssey nuk del në kinema deri më 17 korrik 2026, interesi i publikut është i madh. Sipas Deadline, rreth 70 milionë bileta IMAX janë shitur paraprakisht në kinematë AMC dhe Regal.

Ky është filmi më i shtrenjtë i Nolan deri më sot, me një buxhet prej rreth 250 milionë dollarësh, i xhiruar ekskluzivisht me kamera IMAX 70 mm.

Filmi është xhiruar në të gjithë botën dhe bazohet në Odisea-n e Homerit, që flet për një udhëtim dhjetëvjeçar për në shtëpi.

Kujtojmë se Odisea i viteve ’80 është luajtur nga dyshja shqiptaro-greke Bekim Fehmiu dhe Irene Papas. /tesheshi.com/


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit