Ivica Daçiç Këndon Turqisht për Nder të Erdoganit


E mërkurë, 11 Tetor 2017

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili jo rrallë është shënjestër e gazetarëve të cilët e kritikojnë pse nuk flet anglisht, zgjodhi të këndojë një këngë turke, sigurisht turqisht, për nder të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një darke gala në Beograd, shkruan e përditshmja serbe Kurir.

Me interpretimin e tij, Daçiç nxiti duartrokitje te të gjithë të pranishmit në sallë, përfshirë dhe Erdogan, duke arritur madje që të argëtonte edhe vetë presidentin Aleksandar Vuçiç.

Kreu i diplomacisë serbe dëshmoi edhe njëherë se ai di si të krijojë atmosferë dhe të kënaqë burrështetasit e huaj, përfundon shkrimin Kurir. /tesheshi.com/

Etiketa:
Të fundit