E enjte, 14 Maj 2026

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Qendra për Studime Universitare e saj ka marrë pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar “International Humanitarian Law”, i cili u mbajt në Itali.
Sipas njoftimit, aktiviteti ka mbledhur kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake të botës me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.
“Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi ushtarake të ndryshme të botës për të shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë e tyre në të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, njofton FSK.
Nga Qendra për Studime Universitare është theksuar se përkushtimi për mbështetjen e kadetëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin që ata të jenë pjesë e iniciativave ndërkombëtare që ndikojnë në avancimin profesional dhe përfaqësimin dinjitoz të FSK-së.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
