Kapen hajnat e targave të veturave në Prishtinë


E diel, 3 Maj 2026
Kapen hajnat e targave të veturave në Prishtinë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur të premten e 1 majit në Prishtinë.

Sipas policisë, rreth orës 03:47 në rrugën “Nazim Gafurri”, dy persona dyshohet se kanë vjedhur targat e një veture, transmeton Klankosova.tv.

Të njëjtit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për shkak se të njëjtit kishin vjedhur targat e një veture. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit