Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Katari përballë projektit Siono-Saudit!

Prizren Post | 23:01 - 04.07.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Autor: Savash VELIU

Si njohës i mirë i rrethanave politike në rajon po vazhdoj të shpalos skemën e projektuar djallëzisht nga sionistët të ngjyrave të ndryshme me qëllim për të mposhtur vullnetin e popujve liridash brenda gjeografisë së trazuar.

Pra pas pjesëmarrjes së presidentit të SHBA-së, Trump në mbledhjen e Riadit duket qartë se SHBA-ja i ka dhënë dritën jeshile Arabisë Saudite që të veprojë. Siç e dimë, Katari ka qënë një shtet që ka ndjekur një rrugë të ndryshme nga të gjithë vendet e Gjirit. Për këtë arsye, në momentin që SHBA-ja i ka dhënë dritën jeshile, sauditët kanë filluar të vënë në jetë një projekt në rajon që përveç rindërtimit të Gjirit, Sauditët do të ‘disiplinojë’ çdo shtet që përpiqet të veprojë në kundërshtim me atë që projekti parashikon.

Është planifikuar që ky rindërtim i rajonit të fillonte Katarin, më pas ndoshta rradhën e ka Kuvajti dhe Sulltanati i Omanit. Sepse sauditët kërkojnë që të gjithë degët e tyre dhe mbështetësit e tyre të përgjigjen në një zë të vetëm kundër Iranit. Ndërsa qëllimi kryesor pas këtyre vendeve, bashkë me mbështetjen e SHBA-së do të jetë edhe Turqia, Irani, Arabia Saudite, Pakistani, Indonezia si dhe vendet afrikano-veriore. Kjo më së miri mund të shihet në shembullin e konflikteve aktuale në Irak, Siri, Libi dhe Jemen.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se popujt e Gjirit, apo të paktën shumica e popujve të Gjirit janë ndikuar nga zhvillimet që kanë ndodhur në Tunizi dhe Egjipt që prej vitit 2011. Dhe kjo valë e ‘’Pranverës Arabe’’ ose ‘’Pranverës Sunnite’ u shuajt brutalisht në Egjipt e më gjërë. Ndërsa qëllimi kryesor pas këtyre vendeve, bashkë me mbështetjen e SHBA-së do të jetë Turqia, por teoritikisht në radhë tregohet edhe Irani.

Çka është me të vërtetë ‘’Pranvera Arabe – Sunnite’’?

Pranvera Arabe ose Sunnite është Lëvizja politike e ‘’Vëllezërve Musliman (Ihvan-i Muslimin)’’. Lëvizje që deri në ditët e sotme drejtohej nga pasardhësit e saj si Recep Tajip Erdogan dhe nga Mohamed Morsi, që ka zanafillën nga vitet e ’20-ta, të shekullit të kaluar. Si themeluesi i tij llogaritet dijetari islam, Hassan el-Benna dhe krah saj edhe Sejjid Kutubi, që të dy të likuiduar nga agjenturat arabo-sioniste.

Pra edhe sot blloku Saudit lëshoi ​​një listë të “terroristëve” të dyshuar në lidhje me Katarin, duke përfshirë dijetarin egjiptian me bazë në Doha, Yusuf al-Qaradawi, një anëtar i vjetër i Vëllazërisë Muslimane.

Por, historikisht Arabia Saudite nuk e ka parë kurrë Vëllazërinë Muslimane si një kërcënim rajonal, përpos në Pranverën Arabe. Në fakt, marrëdhënia mes tyre është luhatur midis harmonisë dhe tensionit që nga takimi historik midis Mbretit Abdulaziz Al Saud dhe themeluesit të lëvizjes Hassan al-Benna në vitin 1936.

Dhe tani Sauditët bashkë me Emiratët patën marrë disa masa paraprake me qëllim që të pengonin vazhdueshmërinë e Pranverës Arabe që të mos lejojnë që “revolucionet” të futen edhe në vendet e tyre. Ne e dimë shumë mirë se administrata e Trumpit ka nevojë për të përdorur vendet e Gjirit në luftën e tij kundër Iranit. Sepse ata mendojnë se në çdo moment kur Gjiri mund të mbetet në boshllëk, Irani do të ndërhyjë në rrugët e Gjirit duke e dërguar atë drejt kaosit dhe do të marrë pjesën e tij në rajonin e Gjirit.

Sa here që vëllezëria Ihvan-i Muslimin do ti afronte raportet fetaro-politike me Teheranin, sionistët përmes arabëve të gjirit e sabotonin atë që të mos forcohet boshti Islam.

Kështu edhe ngjitja e islamit politik në Egjipt e shqetësoi regjimin saudit, veçanërisht me ish-presidentin Mohamed Morsi që shprehu gatishmërinë e tij për të ndërtuar një “marrëdhënie konstruktive” me armikun e Arabisë Saudite, Teheranin duke dalur haptaz kundër Israelit me hapjen e vijës kufitare me Gazën dhe Hamasin Ihvan-i muslimin.

E gjithë kjo e çoi mbretërinë, së bashku me Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, t’i ofronin 12 miliardë dollarë Egjiptit në vitin 2013 – katër herë sa paketa e kombinuar e ndihmës e ofruar nga SHBA-ja dhe Evropa Egjiptit – një javë pas përmbysjes së kreut të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Presidentit Morsi.

Një vit më vonë, Arabia Saudite e quajti Vëllazërinë Muslimane një “organizatë terroriste” së bashku me të dyshuarit më të dukshëm, si Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë dhe grupe të tjera të forta që luftojnë në Siri.

Që në fillim, marrëdhënia midis Arabisë Saudite dhe Vëllazërisë Muslimane ka qenë e varur nga faktori: Arabia Saudite. Historia tregon se Rijadi është i aftë të ndryshojë pozicionin e tij në varësi të qëllimeve të tij politike në rajon.

Por për këtë strategji të jashtëzakonshme ishte vigjilente Turqia e Erdoganit që parandjeu rrezikun dhe përafroi qëndrimet me Sauditët dhe Israelin duke shfrytëzuar rastin për t’i ofruar ndihmë vëllaut (Ihvan-i Muslim) Katarit që të vendos aty bazën ushtarake të saj ajrore e cila u mirëprit me dy duar. Ky potez taktik forcoi sovranitetin e Katarit. Ndërkohë u bë fortesë e sigurt edhe për mbrojtjen e sigurisë së Turqisë larg kufijve të saj nga sionizmi intrigues.

Në këtë rast delikat duke u marr SHBA dhe Saudito-Emiratët me Iranin, papritur dhe heshtaz u fut në skenën e gjirit persik, Turqia e Erdoganit ose vëllezëria muslimane!

Shikuar në planin gjeopolitik afatgjatë, Baza e ngritur në Katar i ofroi Turqisë gjitha ingerencat të Gjirit ti fus në duart e saj duke kontrolluar hyrje-daljet në të. Në të njëjtën mënyrë më herët veproi Turqia kur u fut në Task Forcës së Kombinuar-151, e cila u krijua më 1 janar 2009 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për të luftuar piraterinë detare në Gjirin e Adenit, ujërat e Somalisë dhe Oqeanin Indian. Dhe këtu Turqia shfrytëzoi rastin dhe ndërtoi bazën e para të saj ushtarake në Sudan për të kontrolluar hyrjet-daljet e këtyre ujërave strategjike që sot njihen si Portat e Botës. Me këta dy poteza strategjike të bëra në kohë dhe vend të duhur mund të konkludohet definitivisht se; sot Turqia e re ka në dorë rrugët më kryesore energjetiko-tregëtare dhe ekonomiko-politike të botës. Dmth, me këtë definitivisht mund të konstatohet se Turqia arriti atje ku ishte para 100 viteve të Imperisë së saj të kaluar!

Ky strategji e Erdoganit hutoi tej mase Administratën Amerikano-Israelite ashtu të përkeqësuar ata arritën bashkë me Emiratët të organizojnë grusht shteti dhe likuidimin e tij me 15 gusht 2016 e cila dështoi.

Në këtë tentativ sauditët ndejtën neutral. Por Administrata e re Amerikane filloi të shantazhoj Mbretin Selman duke e akuzuar për terrorizëm që ndërlidhej me 9/11 shtatorin të sankcionuar rëndë me miliarda dollar. Me siguri ky atak frikësoi Selmanin duke e detyruar të marr anën e SHBA-ve dhe Emiratëve.

Duke u përballur me rritjen e presionit nga SHBA-ja për të bashkëpunuar në luftën kundër “terrorizmit”, mbretëria filloi të godiste organizatat e lidhura me Vëllazërinë, duke hapur një luftë mediatike kundër tyre.

Dhe sot në ditët e para të “sulmit” të përbashkët të sauditëve, emirateve, Egjiptit dhe Bahrenit kundër Katarit (Ihvan-I muslim) i cili ndodhej në një pozicion të dobët Parlamenti turk përshpejtoj vendimin për t’i dërguar ndihmë ushtarake Katarit. Fillimisht ky vendim ishte mbi të gjitha një mbështetje morale për aleatin e Turqisë, Katarin. Së dyti, ky vendim mund të ndihmojë në favor të Katarit gjatë bisedimeve për zgjidhje të përbashkët.

Me hapat e hedhura nga Turqia në krizën e përjetuar në rajonin e Gjirit është parandaluar mundësia e pushtimit të Katarit. Kurse Kriza në Katar ishte uverturë për konfliktin Saudito-Iranian, projekt në dobi të Sionistëve.

Edhe pozicionimi i Iranit në mbështetje të Katarit në Gji kundër sauditëve dhe emirateve mund të interpretohet si parandalim i një luftë kundër tij. Për disa arsye të ndryshme, lënja e Katarit mënjanë dhe sulmimi i tij nuk do të ishte në iinteresat më të mira të Iranit.

Ekzistojnë të dhëna për një teori se administrata e Trumpit kërkon të izolojë shtetet që janë pozicionuar në mbështetje të komunitetit Ihvan-i Muslimin dhe të gjithë aksi që mbështet këtë komunitet. Nëse sauditët e mbështetur nga SHBA-ja arrijnë që me lëvizjet e tyre të izolojnë Katarin dhe ta detyrojë atë të heqë dorë nga komuniteti i Vëllazërisë Myslimane, sulmi i ardhëshëm do t’i drejtohet Turqisë.

Qeveria e Erdoganit ëshë e vetëdijshme se në qoftë se arrihet që të izolohet Katari në të ardhmen rradhën e ka Turqia. Për këtë arsye, është në interes të Turqisë të dalë në mbështetje të Katarit kundër këtij sulmi.

Erdogani ka bërë një deklaratë ku ndër të tjera ka thënë se; “Ne e dimë kush e ka bërë grushtin e shtetit. Vendet e Gjirit do të ishin lumturuar nëse ky grusht shteti do të ishte i suksesshëm’’.

Prandaj lëvizjet e Turqisë duhet shikuar në dy këndvështrime: Fillimisht i ka dhënë mbështetje morale Katarit dhe së dyti do të ndikojë për të shtuar mundësitë e Katarit gjatë bisedimeve që do të kenë me Arabinë dhe Emiratet. Pas krizës Kataro-Saudite kemi parë se në të vërtetë israeli është pozicionuar haptazi në anën e aksit Arabi Saudite-Egjipt-Emirate-Bahrejn kundër Katarit.

Eshtë Katari Ihvan-i muslim bashkë me Turqinë Erdogane të Ihvan-i Muslim që mbështet dhe mbron Hamasin Ihvan-i Muslim, e që është një rrezik i mundshëm për Israelin. Ndryshimi i pozicionimit të fundit të Israelit duhet interpretuar bashkë me mbledhjen e fundit të Trumpit dhe Mbretit Selman ku u firmosën edhe aleanca mes sauditëve dhe arabëve. Edhe sjellja e Israelit gjatë bombardimit të fundit në Gaze dhe kodrat e Gollanit të Sirisë është e koordinuar me këtë ngjarje.

Botërisht dihet se në Siri ndodhen grupe të armatosura Sunnite të cilat mbështeten nga Katari. Po kështu ka edhe grupe që mbështeten nga Turqia. Ataku saudito-emirate mbështetet pikërisht në atë se; Katari duhet t’i japë fund mbështetjes së tij për Vëllazërinë Muslimane dhe grupin palestinez Hamas.

Ndërkohë Arabia Saudite bëri një grusht shteti të butë në favor të porositësve sionist dhe në këtë rast nga Israeli për ta siguruar pozicionin e mbretit Selman u dërguan disa aeroplan special ushtarak israelit në mbrojtje të pushtetit sauudit.

Me këtë mesazh, Trumpi i ka trasmetuar botës se, vendet e Gjirit dhe vendet arabe në përgjithësi janë të gatshme që të arrijnë në një marrëveshje që të normalizojnë marrëdhëniet me Israelin kundër interesave të Vëllezërisë Muslimanee. Epilogu i të ngjarave në rajon do të vazhdojnë të shqyrtohen edhe në ditët më tej…

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:

Bëni një koment