Kino Armata në Prishtinë i bashkohet fushatës “Film Workers for Palestine”


E premte, 11 Shtator 2026
Kino Armata në Prishtinë i bashkohet fushatës “Film Workers for Palestine”

Kino Armata në Prishtinë i është bashkuar fushatës “Film Workers for Palestine”, një nismë e mbështetur nga më shumë se 8,000 regjisorë, producentë, aktorë dhe punonjës të industrisë së filmit, që kërkon ndalimin e gjenocidit dhe një Palestinë të lirë.

Si pjesë e kësaj fushate, Kino Armata ka njoftuar se më 11 shtator 2026 nuk do të shfaqë filmin izraelit “In Pigeons’ Blood”.

Fushata synon të krijojë hapësira dhe forma organizimi në mbështetje të palestinezëve, si dhe të kundërshtojë censurimin e zërave që flasin kundër fushatës ushtarake izraelite në Palestinë.

https://www.facebook.com/search/top/?q=kino%20armata


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit