Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kjo është loja e UNMIK-ut me të zhdukurit

Prizren Post | 09:47 - 24.08.2017

Ai në një opinion dërguar mediave, pas 18 vite të qëndrimit dhe sundimit në Kosovë UNMIK-ut tani i ka rënë ndërmend për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas tij, që nga përfundimi i luftës, në vitin 1999, deri në vitin 2007 Kosova është administruar tërësisht UNMIK-u. Pra, ka qenë përgjegjës për të gjitha institucionet e Kosovës: policinë, gjykatat, prokurorinë, arsimin, shëndetësinë etj.

“Me vetë faktin se ishte autoriteti kryesor administrativ, UNMIK-u kishte përgjegjësi edhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës 1998-1999. Këtë kompetencë UNMIK-u e kishte deri pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kur në Kosovë vjen Misioni për Sundimin e Ligjit – EULEX, i cili mori shumë kompetenca për administrimin e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, ndër to edhe çështjen e të Zhdukurve, kompetencë që e mban edhe sot.Mirëpo, me shpalljen e pavarësisë dhe me ardhjen e EULEX-it nuk u shua misioni i UNMIK-ut, i cili pa asnjë kompetencë vazhdon të qëndrojë në Republikën e Kosovës. Dhe shih ironinë, tash kur ky mision nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive, ka filluar të interesohet për çështjen e të zhdukurve. Ndërsa, kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi ekzekutive në Kosove nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të pagjeturve. Prandaj nuk duhet të jesh shumë i mençur për ta kuptuar lojën e UNMIK-ut, sidomos kur të kihet parasysh se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja e Kosovës në SHBA, zonja Vkora Çitaku kërkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se është më shumë se absurde që tani kur është pa asnjë kompetencë dhe kur duhet të tërhiqet përfundimisht nga Kosova, UNMIK ka filluar kinse të punojë për çështjen e të zhdukurve dhe pajtimin shqiptaro-serb, duke hapur zyra të përbashkëta shqiptare dhe serbe. Krejt kjo mund të jetë një projekt i Serbisë nënë logon e UNMIK-ut, i mbështetur dhe financuar Kombet e Bashkuara.


Etiketa:
Arivisti Company