Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komuna e Prizrenit dhe ajo e Beykozit filluan trajnimin e të rinjve në Turqi

Prizren Post | 13:01 - 16.10.2018

Prizren – Në kuadër të bashkëpunimit mes dy qyteteve të binjakëzuara, Prizrenit dhe Beykoz-it nga Turqia, ka filluar projekti i ri për trajnimin e të rinjve në Turqi.

Ky projekt është duke u realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, institutit Ismek dhe Komunës së binjakëzuar të Beykozit, ku të drejtën e trajnimit e kanë fituar 10 studentë nga Komuna e Prizrenit.

Trajnimet do të zgjasin për tri javë në fusha të ndryshme si dizajn grafik, biznes, administrim, gastronomi dhe fusha të tjera profesionale që kanë të bëjnë me turizmin.

Projekti ka për qëllim aftësimin e të rinjve dhe ndikimin e tyre në rritjen dhe zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në Komunën e Prizrenit.


Etiketa:
Arivisti Company