Konfiskohen armë në Mitrovicë e Skenderaj, shoqërohen në polici 2 persona


E martë, 16 Qershor 2026
Konfiskohen armë në Mitrovicë e Skenderaj, shoqërohen në polici 2 persona

Më 11 qershor, gjatë pikës së kontrollit nga njësitë policore të stacionit “Jugu” në Mitrovicë në rrugën “Adem Voca” janë ndaluar dy vetura, ku gjatë kontrollit tek dy personat janë gjetur dy thika (flutur) të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Ndërsa në stacionin policor Skenderaj, më 11 qershor, pas marrjes së informatës për të shtëna amë zjarri në një aheng familjar, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe me urdhër të prokurorit është realizuar një kontroll, ku gjatë bastisjes është gjetur një revole me gaz.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me rekomandimin e prokurorit kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit