E enjte, 15 Dhjetor 2022
PRAGË – Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kryeministri Albin Kurti dorëzoi aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim [në BE]”, tha Kurti.
Ai shtoi se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita të vetë shtetit.
“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.
Ceremonia u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa dokumentin e aplikimit e pranoi ministri për Çështje Europiane i Çekisë, Mikulash Bek.
Etiketa: Aktuale, Bashkimi Europian, Kosova