E diel, 21 Prill 2024
PRISHTINË – Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje për një kredi prej 90 milionë eurosh me Bankën Botërore për për politikat, është një lajm i mirë për Kosovën.
Murati i cili ndodhet në Uashington për takimet e pranverës të FMN-së dhe Bankës Botërore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se rënia ekonomike i atribuohet sfidave të shumta globale, por se qeveria e Kosovës po merr masa të ndihmojë grupet e cenueshme.
Duke folur mbi vendimin e dinarit, ministri Murati e sheh problemin tek Beogradi që sipas tij, refuzon t’i bëjë transfertat në mënyrë të rregullt. Ai komentoi gjithashtu mbi vlerësimin për herë të parë të kreditit të Kosovës nga Fitch Ratings, duke thënë se do të ndihmojë me investimet e huaja.
Etiketa: Ekonomi, Fitch Ratings, Hekuran Murati, Kosova