Raphinha e fiton çmimin e lojtarit të muajit në La Liga


E shtunë, 3 Tetor 2026
Raphinha e fiton çmimin e lojtarit të muajit në La Liga

Raphinha po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga, teksa braziliani është shpallur edhe për muajin shtator lojtari i muajit në elitën e futbollit spanjoll.

Ylli i Barcelonës e ka fituar kështu për të dytin muaj radhazi këtë çmim, pasi ishte zgjedhur lojtari më i mirë edhe për muajin gusht.

Në shtator, Raphinha ishte i pandalshëm, duke regjistruar në vetëm katër ndeshje nëntë kontribute direkte në gola. Braziliani realizoi shtatë gola dhe asistoi dy herë, duke qenë vendimtar për skuadrën katalonase.

Me këtë ritëm, Raphinha ka arritur në 12 gola në vetëm shtatë ndeshje këtë sezon, ndërsa aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga.

Dy çmime radhazi si lojtari i muajit, 12 gola në shtatë paraqitje dhe një ndikim i jashtëzakonshëm në fazën ofensive e bëjnë brazilianin një prej figurave kryesore të Barcelonës në këtë fillim sezoni.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit