Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lira turke vazhdon të rritet në javën e 6-të kundrejt dollarit

Prizren Post | 12:51 - 23.02.2017

Stamboll – Lira turke ka vazhduar të ngritet ndaj dollarit amerikan herët të enjten bëhet e ditur nga Rezervat Federale duke theksuar rritjen e shpejtë të normës së saj, raporton Anadolu Agency.

Norma në mes të dollarit amerikan dhe Lirës turke ka rënë nën 3.5756 pikë, shifra më e ulët që nga 4 janari, kur norma filloi të ndryshojë nga pika e saj më lartë prej 3.9423 më 11 janar.

Analistët besojnë se rritja e rrezikut të kërkesës në tregjet globale si dhe masat e shtrëngimit monetar nga Banka Qendrore e Turqisë kanë mbështetur lirën turke ndaj monedhave të tjera.

Deniz Çiçek nga QNBFinansBank shkroi një shënim për klientët: “Lira turke (TRY) vazhdon të forcohet për shkak të politikës shtrënguese monetare. Vazhdon trendi i rënies mes USD-TRY dhe ka arritur nën 3.60 pasdite (të mërkurën), para përfundimit të ditës në 3.6070”.

Pas publikimit të mbrëmshëm të proçesverbalit të FOMC, thuhet se “TRY ka përfituar edhe nga dobësimi i dollarit në nivel global”.


Etiketa:
Arivisti Company