Liverpooli futet në garë për Balebën, mesfushori preferon “Reds” para Manchester Unitedit


E enjte, 20 Gusht 2026
Liverpooli futet në garë për Balebën, mesfushori preferon “Reds” para Manchester Unitedit

Liverpooli është futur zyrtarisht në garë për transferimin e Carlos Balebës, duke i dhënë një tjetër kthesë situatës rreth mesfushorit të Brightonit.

Sipas raportimeve, klubi nga “Anfield” ka kontaktuar drejtpërdrejt Brightonin, vetëm disa orë pasi Manchester Unitedi paraqiti një ofertë prej 60 milionë funtesh, me 5 milionë të tjera në formë bonusesh, për 22-vjeçarin.

Megjithatë, Liverpooli mund të ketë një avantazh të rëndësishëm në këtë garë. Baleba raportohet se i ka bërë të qartë Brightonit se dëshiron transferimin te Liverpooli, duke e preferuar klubin nga Merseyside para Manchester Unitedit.

Tashmë, drejtuesit e Liverpoolit po punojnë për përgatitjen e një oferte zyrtare që do t’i afrohej kërkesës së Brightonit.

Nëse oferta konkretizohet, Baleba pritet të bëhet objekt i një dueli të drejtpërdrejtë mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit për shërbimet e tij.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit