E martë, 15 Shtator 2015 
Tiranë – Përmes një deklarate ironike, deputeti socialist Pandeli Majko e cilësoi një “problem” për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, bllokimin e rrushit nga Kosova në drejtim të vendit tonë.
Ai u shpreh se ajo që ka më tepër rëndësi për momentin, dhe që vërtet duhet të ketë një reagim nga të dyja palët shqiptare, është krijimi i ekuivalentes së asociacionit të komunave shqiptare, që ka ditë që është votuar në Preshevë:
“Aktualisht problemi kryesor në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën është… rrushi! Bëhet fjalë për bllokimin e prodhimit të rrushit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Nuk ma kishte marre mendja që, në pritje të një reagimi të përbashkët shtetëror për deklarimin e shqiptarëve të Luginës në shtetin e Serbisë, për krijimin e “ekuivalentes” që u krijua nga minoriteti serb në shtetin e Kosovës… problemi do të ishte rrushi!
Duke shpresuar që Tirana dhe Prishtina do të kenë konsultime për këtë zhvillim në Preshevë dhe po patën kohë edhe të diskutojnë edhe… rrushin! Sigurisht”, shprehet Majko.
Etiketa: Kosova, pandeli majko, Shqipëria