E premte, 15 Gusht 2014
Kandidatët, të cilët kanë arritur deri në këtë fazë, janë shprehur të kënaqur me vlerësimet që u janë bërë, edhe pse kanë thënë se disa nga ushtrimet kanë qenë të vështira për t’u kaluar.
Ndërkohë, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se deri tash nuk ka pasur ndonjë vërejtje për parregullsi apo manipulime të mundshme gjatë konkursit.
Nga 19 mijë, sa shpresonin ta shihnin vetën me uniformën e policisë, 2 mijë e 281 kandidatë kanë kaluar në fazën e dytë.
Interesimi për t’u punësuar në Policinë e Kosovës ka qenë gjithnjë i madh, derisa Kosova vazhdon të mbetet vendi me numrin më të madh të të papunëve në Evropë.
Etiketa: Policia e Kosovës