Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Misioni i lobimit për liberalizim vizash në shtetin që është pro liberalizimit

Prizren Post | 17:55 - 07.06.2018

Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në Austri për të nisur ‘turin e lobimit’ për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Megjithatë nëse merren parasysh deklaratat e udhëheqësve të lartë të Austrisë , ky tur nuk ka qenë i nevojshëm të bëhet në këtë shtet.

Vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte takuar me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, i cili ndër të tjera kishte siguruar mbështetjen austriake për ‘çlirimin’ e Kosovës nga vizat.

Sipas komunikatës së Zyrës së Presidentit të Kosovës, kancelari austriak, Sebastian Kurz më 29 maj ka theksuar se Austria është mike e rajonit e veçanërisht e Kosovës, derisa ka mirëpritur kryesimin e radhës të BE-së nga Austria dhe përkrahjen për Ballkanin Perëndimor në BE.

“Ju përkrahim në liberalizimin e vizave. Të avancojmë bashkëpunimin ekonomik”, ka cituar presidenti Thaçi të ketë thënë ndër të tjera kancelari Kurz.

Nga kjo del se anëtarët e “turit lobues” ose nuk i besojnë kancelarit Kurz, ose citimit të tij nga presidenti Thaçi, ose nuk e kanë lexuar fare deklaratën e presidentit nga vizita në Vjenë.


Etiketa:
Arivisti Company