Mitrovicë: Shkolla e Mjekësisë pa rrymë dhe ngrohje


E mërkurë, 2 Nëntor 2016

shkolla-e-mjekesise-ne-mitrovice_1478111733-6783462

Objekti i ri i shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë asnjëherë nuk pati energji elektrike, pasi nuk është i lidhur me rrjetin e qytetit

Kësaj shkolle pos kësaj i mungon edhe ngrohja. Nxënësit thonë se e kanë të vështirë të mësojnë në këto kushte, raporton KTV.

Edhe mësimdhënësja e kësaj shkolle, Fatbardha Avdiu, thotë se kryesisht mesdita është më e ngrohtë, përndryshe në mëngjes dhe pasdite, procesi mësimor pothuajse është i pamundur të zhvillohet.

Për probleme ankohet edhe sekretarja e shkollës.

Sipas saj, pothuajse asnjë punë nuk mund ta kryejë, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

E drejtori i shkollës, Gani Rama, thotë se i ka drejtuar ankesat në institucionet përkatëse, pasi për këtë gjendje ka ankesa të shumta.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga zyrtarë të KEDS-it se pse ky objekt i shkollës ende nuk është pjesë e rrjetit të energjisë së qytetit, mirëpo as në Mitrovicë dhe as në zyrën qendrore të KEDS-it në Prishtinë nuk është dhënë kurrfarë përgjigje.

Të fundit