Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Motivi i shoqëruar me ambicie të paluhatshme hap rrugë drejt suksesit

Prizren Post | 15:06 - 21.02.2017

Zakir Popaj nga Rahoveci rrëfen si e bëri ëndrrën e vet realitet edhe pse duke u ballafaquar me vështirësi e peripeci arriti që pas mësimeve të fillores në Rahovec dhe atyre të mesme në Prizren të Diplomoj në Drjetimin – TONSAZT KOMPOSITION – KONTRAPUNKT në Konservatoriumin e Vienës në Klasën e profesor, Ulf Dither Soyka.

Ai thot se dëshirën dhe motivin e fortë të shpirtit rinor s’ka vizë që mund t’a ndaloj, dëshira e motivuar për ideale të pastërta i tejkalon të gjitha pengesat gjatë rrugëtimit.

Intervistën me profesorin e Pianos Zakir Popaj e zhvilloi Xhensila Vrapi në Vienë.

Z. Popaj, që kur merreni me muzikë?

Popaj: Me muzikën kam filluar të merrem që
nga viti 1993.

Kur e keni ndarë mendjen për t’a studiuar muz.klasike?

Popaj: Ishte Jonuz MULLAVDA mësuesi im i parë i muzikës dhe motivuesi im shpirtëror i cili me këshillat dhe mësimet e tij të çmueshme bëri që të orientohesha në artin muzikor. Kështu me shumë dëshirë e me një vullnet të madh regjistrova shkollën e mesme të muzikës në Prizren.

Sa ju ndihmuan mësimet e shkollës së mesme të Prizrenit në studimet tuaja universitare në Austri?

Popaj: Tash kur kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë dhe është krijuar një distancë kohore mjaft e madhe unë shumë më tepër i vlerësoj përpjekjet dhe angazhimet e mësimdhënësve tanë. Kjo për shkak të faktit se në Kosovë studenti nuk i ka mundësitë e barabarta sikur një student që studion në Vienë për të parë e dëgjuar aq shumë opera, sonata e shfaqje tjera të muzikës klasike të cilat ndikojnë direkt në formimin e njohurive të asaj muzike, por tërë këtë vakum performansash janë munduar profesorët tanë ta kompensojnë më sqarimet dhe punën e tyre të palodhshme, për ç’gjë shfrytëzoj rastin t’i falënderoj edhe njëherë nga zemra.

Cilat janë përshtypjet tuaja për Prizrenin gjatë mësimeve në shkollën e mesme, keni ruajtur akoma mall për atë kohë?

Popaj: Shumë Mall, me t’vërtet shumë!
Sa herë që e vizitoj qytetin e Bukur të Prizrenit, secila rrugë më shpie në atë Kohë… me t’vërtet kam shumë nostalgji për Prizrenin, për shokët e shoqet e shkollës dhe profesorët e mi.
Paj, Prizreni po u mbetet në kujtesë turistëve e lë mua që kam derdhur rininë time atje.
Vështirë të përshkruhet e më vështirë të thuhet ajo ndjenjë me fjalë.

Sa është e vështirë për një kosovar të studjojë në Konservatoriumet e muzikës klasike në Austri?

Popaj: Për mua ka qenë vështirë!
Në radhë të parë gjuha pastaj kushtet financiare, kultura e nevojshme për t’u integruar në atë shoqëri si dhe shumë pengesa tjera me të vogla gjatë tërë rrugëtimit. Ishte një kosto goxha e madhe për të studiuar në Konservatoriumin e Vjenës, nuk kisha ndojne mbështetje financiare, ndonjë sponsor apo n’donjë bursë, por dëshira dhe vullneti i madhë natyrisht që i mposht të gjitha pengesat.

A Ka një dallim në mes të mësimeve që bëhen tek ne për muzikën klasike dhe atyre të Austrisë?

Popaj: Po, natyrisht ka dallim!
Viena në mbar Botën njihet për Muzikën e vet klasike.

Çka keni përfituar më shumë që keni studiuar në Vienë muzikën klasike?

Popaj: Unë mendoj se t’gjithë studentët qe kan vijuar mësimet në Vienë kanë përfituar sepse aktivitetet e këtij zhanri të muzikës janë të mëdha edhe në nivel shtetëror. Po u sjellë vetëm një shembull;
çdo ditë në Vienë organizohen rreth 10-15 koncerte të muzikës klasike duke përfshirë opera dhe balet! Pra, kjo vërtet është një mundësi e madhe për studentët.

A mendoni që i keni borxh Kosovës që tashi përvojat tuaja të pasura të i përcillni tek gjeneratat e reja në Kosovë?

Popaj: Patjeter që i kam borxh vendit tim!
Do të isha shumë i lumtur që t’i kontribojë Kosovës dhe gjithësesi këtë do ta bëjë.

Dhe për fund, cila është porosia juaj për të rinjtë entuziast të Kosovës.?

Popaj: Ç’do që është e mundur nese ke vetëbesim, nuk duhet dorëzuar asnjëherë.
Dëshirën dhe motivin e fortë të shpirtit rinor s’ka vizë që mund t’a ndaloj, dëshira e motivuar për ideale të pastërta i tejkalon të gjitha pengesat gjatë rrugëtimit, prandaj ndiqe ëndrrën tënde dhe realizoje atë.


Etiketa:
Arivisti Company