Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Muri hiqet nesër, marrëveshjen e paska nënshkru edhe ambasadori amerikan

Prizren Post | 10:46 - 04.02.2017

Prishtinë – Muri që po qëndron që nga dhjetori në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës, nuk do të ketë ‘jetë’ më shumë se deri nesër, e diele. Kështu është vendosur mbrëmë në orën 2:00 pas mesnate.

Ajo çka bie në sy, është që në nënshkrimet për rrëzimin e murit është edhe emri i ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Në dokument janë të nënshkruar edhe kryeministri Isa Mustafa e përfaqësuesi special i BE-së, minsitri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinior, Kryetari i Mitrovicës së Veriut, shkruan gazetametro.

Ndryshe, në këtë dokument tregohet se muri do të largohet më së largu të dielën nga veriu i Mitrovicës.


Etiketa:
Arivisti Company