Nafta lirohet për 3 centë, MINTI cakton çmimet maksimale për sot


E shtunë, 29 Gusht 2026
Nafta lirohet për 3 centë, MINTI cakton çmimet maksimale për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.71 euro për litër, tre centë më lirë se dje, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.53 euro.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit