Nënshkruhet kontrata për furnizim me letërnjoftime biometrike


E hënë, 19 Gusht 2013

Ministria e Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të kompanisë “Giesecke & Devrient”, kanë nënshkruar sot kontratën për furnizim me letërnjoftime biometrike.

Kontrata është nënshkruar pas përfundimit të procedurave për tenderin, “Furnizimi me letërnjoftime elektronike“, ku është konstatuar se ofertuesi “Giesecke & Devrient” nga Gjermania, ka ofruar tender ekonomikisht më të favorshëm, me çmim prej 7,879,043.00 euro.

Letërnjoftimi biometrik i Kosovës do t’iu mundësojë qytetarëve që të kryejnë shërbime të ndryshme elektronike, të parapara në Strategjinë për e-qeverisje.

Me lëshimin e letërnjoftimit biometrik, Ministria e Punëve të Brendshme do të plotësojë edhe njërin nga kriteret e parapara për procesin e liberalizimit të vizave, sa i përket sigurisë së dokumenteve.

Kjo kontratë përfshin furnizimin me letërnjoftime biometrike dhe sistemin për aplikim dhe personalizim. Pajisja e qytetarëve me letërnjoftime biometrike, do të fillojë në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Etiketa: , ,