Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nesër flet Prokuroria për veteranët e rrejshëm

Prizren Post | 19:40 - 19.08.2018

Prishtinë – Të hënën, në Prokurorinë Speciale do të mbahet një konferencë, ku do të sqarohen të gjitha dilemat që janë ngritur për aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, për veteranët e luftës.

Kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku e ka pranuar se njëra prej arsyeve pse s’ka shkuar aktakuza në Gjykatë është se nuk dihen kush janë përfituesit e paligjshëm.

“Njëra prej arsyeve pse aktakuza nuk ka shkuar në gjykatë është se nuk dihet kush janë përfituesit e paligjshëm. Ka vetëm shifra por jo emra konkretë”, ka thënë Millaku.

Në anën tjetër, organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë presin që aktakuza e prokurorit Blakaj të dorëzohet në gjykatë dhe e njëjta të mbrohet nga një prokuror me integritet, i pavarur dhe i paanshëm.

Siç është bërë tashmë e ditur, prokurori special Elez Blakaj ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave lidhur me listën e veteranëve të luftës.

Sipas gjetjeve të tij, 19 mijë persona janë futur në listë në mënyrë të paligjshme./21Media/


Etiketa:
Arivisti Company