Nuk do t’i paguajmë ata që protestojnë, kërkojmë ndërprerjen e grevës


E hënë, 29 Gusht 2022

PRISHTINE – Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar nga BSPK-ja dhe SBASHK që të ndërpresin grevën, e cila ka filluar ditë më parë.

Megjithatë, të hënën në konferencë për medie, Murati tha se nuk do të pranojnë asnjë kushtëzim në kurriz të fëmijëve.

Ai tha se Projektligji për Paga do të procedohet Kuvend sapo të kthehet legjislativi nga pushimi.

Ndërkohë, theksoi se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.

Etiketa: , , , ,