Osmani nuk ka qenë në dijeni për dënimin e deputetit Arifi


E mërkurë, 2 Dhjetor 2020

PRISHTINË – Artan Murati, përfaqësues i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kryeparlamentarja nuk ka pas informacion në lidhje me vendimin për dënimin e deputetit Etem Arifi, deri më datë 29 prill kur është informuar nga mediat.

Murati shpjegoi se nga momenti që kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Osmani është vënë në dijeni për këtë rast, ajo menjëherë ka kërkuar nga organet kompetente aktgjykimin e rastit të Arifit.

“Siç jeni në dijeni kryetarja nuk ka dorëzuar komente me shkrim në këtë rast. Në momentin e parë që kemi dëgjuar se Etem Arifi është dënuar nga Gjykata kemi marr veprimet e nevojshme. Më 29 prill Osmani është vënë në dijeni nga media që Etem Arifi është dënuar. Të nesërmen Osmani i ka dërguar letër Hasan Shalës kryetar i Gjykatës së Apelit, pasi Kuvendi nuk është njoftuar fare nga gjykata për këtë. Ka kërkuar nga Shala t’i përcillet aktgjykimi i Arifit dhe të gjitha të dhënat. Më 30 prill i ka shkruar dhe kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj. KGJK ka dërguar aktgjykimet në forma elektronike. Më 4 maj Gjykata e Apelit ka dërguar në formë të shkruar”, ka thënë Murati, raporton Telegrafi.

Etiketa: , , ,
Të fundit