Papa Leoni shpreh “shqetësim të thellë” për Libanin dhe kishat e Lindjes së Mesme


E hënë, 18 Maj 2026
Papa Leoni shpreh “shqetësim të thellë” për Libanin dhe kishat e Lindjes së Mesme

Papa Leoni XIV shprehu “shqetësim të thellë” për popullin e Libanit dhe kishat në gjithë Lindjen e Mesme gjatë një takimi me kreun e Kishës Apostolike Armene, sipas “Vatican News”, transmeton Anadolu.

“Ju siguroj për lutjet e mia të përditshme dhe për shqetësimin e thellë që ndiej për popullin e Libanit dhe për kishat e Lindjes së Mesme”, tha Papa gjatë bisedimeve me Katolikosin Aram I, kreun e Kishës Apostolike Armene.

Duke iu referuar vizitës së tij në Liban në dhjetorin e kaluar, Papa Leoni theksoi traditën e gjatë të bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme fetare në vend.

Ai tha se Libani po përballet me “sprova të rënda” dhe paralajmëroi se uniteti dhe integriteti i vendit janë sërish nën kërcënim.

Sipas Vatikanit, juridiksioni i Aram I përfshin Libanin, Sirinë, Qipron, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, rajonin e Gjirit, Iranin, Greqinë dhe Amerikën. Katolikosati e ka selinë në Antelias të Libanit që nga viti 1930.

Takimi privat shënoi vizitën e parë zyrtare të Katolikos-it te Papa Leoni XIV.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit