PD: Lirimi i Sami Lushtakut vërteton luftën e pastër të UÇK’së


E hënë, 3 Korrik 2017

Prishtinë – “Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- Komandantit Sami Lushtaku.

Vlerat e UÇK-së dhe popullit liridashës janë të paprekshme. Lufta e UÇK-së për liri dhe për një shtet që sot ne gëzojmë ishte e drejtë dhe pavarësisht sfidave ajo përherë do të triumfojë përballë çdo padrejtësie”, thuhet në komunikatën e PD-së. Partia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti ata të Skenderajt dhe gjithë Drenicës për lirimin e Lushtakut, duke uruar e shpresuar edhe në lirimin e bashkëluftëtarëve tjerë të grupit Drenica”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Etiketa: ,
Të fundit