E hënë, 30 Maj 2016
Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për riformatim rrënjësor në Qeverisë, që nënkupton jo vetëm ndërrimin e emrave, por edhe reformë substanciale dhe programore, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.
Sipas burimeve, reformë do të ketë në fushën e sundimit të ligjit, në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në çështjet sociale.
Po ashtu , sipas burimeve të Telegrafit, PDK është e gatshme që të reduktojë numrin e ministrave në kabinetin qeveritar, nga 19 ministri në 11 sosh, nëse për këtë pajtohet LDK-ja.
Ndryshe, lidhur me këto çështje, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pritet këtë javë të ketë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. /Telegrafi/