PE po diskuton raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë


E enjte, 9 Shkurt 2023

BRUKSEL – Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian do të diskutojë në leximin e parë draftin e raporteve për Kosovën dhe për Serbinë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy vende, Viola Von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë.

Në draftin e raportit për Kosovën përshkruhet situata politike në vend, si dhe zhvillimet e fundit, përfshirë edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe raportet me Serbinë.

Në këtë tekst “mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktim të qartë gjeopolitik”.

Në këtë mënyrë, Parlamenti Evropian përshëndet aktin e aplikimit që Kosova kishte bërë në dhjetor të vitit të shkuar gjatë kryesimit të Çekisë në Bashkimin Evropian.

Tash Suedia, e cila e ka kryesimin e radhës, është duke zhvilluar kosultimet me vendet anëtare për hapat e mëtejmë në këtë proces.

Në draftin e raportit të hartuar nga Viola von Cramon, po ashtu, “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Sipas planit,liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë më 1 nëntor të këtij viti, nëse deri atëherë hyn në funksion sistemi elektronik i BE-së për autorizimin e udhëtimeve, i njohur me shkurtesën ETIAS, ose jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Etiketa: , ,
Të fundit