Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia izraelite arreston të paktën 31 palestinezë në Jerusalem

Prizren Post | 18:06 - 20.04.2016

Jerusalem – Forcat izraelite të sigurisë mbrëmë vonë filluan operacione të gjera në Jerusalemin Lindor në kuadër të të cilave deri më tani nga liria kanë privuar të paktën 31 palestinezë, më shumë automjete janë konfiskuar dhe janë kryer bastisje në mbi dhjetëra adresa.

“Më shumë se 500 pjesëtarë të forcave izraelite të sigurisë morën pjesë në bastisjet në lagjen El-Isaviyye të Jerusalemit. Operacioni edhe më tej po vazhdon”, deklaroi për Anadolu Agency anëtari i Komitetit kombëtar Muhammed Abu’l Hums.

Hums tha se forcat izraelite të sigurisë kanë konfiskuar dhjetëra automjete në pronësi të palestinezëve, duke vënë në dukje se në mesin e dhjetëra të arrestuarve ka dhe disa të mitur. /AA/


Etiketa:
Arivisti Company