Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Porosia e Lushtakut për qytetarët e Skenderajt pas lirimit nga burgu

Prizren Post | 21:45 - 03.07.2017

Skenderaj – Lushtaku ka falënderuar bashkëqytetarët për mbështetjen ndaj tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka porositur ata që të jenë shumë aktiv në çdo palë zgjedhje në vend, pasi sipas tij nuk duhet lejuar të udhëhiqen nga ‘matrapazët’.

“Unë besoj shumë në ju që ju do të jeni shumë aktiv jo vetëm në këto zgjedhje por në të gjitha zgjedhjet që janë në Kosovë. Mos lejoni që matrapazët dhe ata që nuk e kanë dashtë dhe nuk e kanë çmuar Kosovën sa duhet që sot t’ju marrin juve në durë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë qytet, ne vazhdojmë të punojmë për Kosovën”, tha Lushtaku.

Ai u shpreh i bindur në lirimin e shpejtë edhe të Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë.

“Ne vazhdojmë të besojmë në drejtësi dhe unë besoj shumë se edhe Gjeneral Syla po edhe shokët e mi që sot janë prapa grilave besoj se drejtësia do ta thotë fjalën sikurse për mu”, theksoi ai.

Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli. 


Etiketa:
Arivisti Company