Pritje masovike për Berishën dhe Haskukën në Billushë


E diel, 12 Nëntor 2017

Prizren – Billusha, vendlindja e deputetit dhe kryetarit të Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, me entuziazëm ka pritur kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskukën dhe Zafir Berishën.

Berisha për këtë eveniment u shpreh kështu nëpërmjet rrjetit social facebook:

“Billusha, Poslishti e i gjithë Vrrini në mënyr masavike të rreshtuar në rrugën e zotit dhe ligjit për çlirimin e Prizrenit nga krimi organizuar dhe “Klani Pronto” të cilët jan rigrupuar dhe po tentojn të riciklohen përmes “Ispektor Shaqës” njeriut me shumë fytyra ose i pafytyrë që nëper fshatra kërkon të mos votohet dikushë që e folë gjuhen turke e në anën tjetër bënë kualicion dhe kërkon për vete mbështetje prej atyre që flasin turqishtën në Prizren.
Mashtrimet dhe mashtruesit nuk kan vendë në qeverisjen 4 vjeqare në Prizren dhe në këtë rastë bashkë me z.Mytaher Haskuka si dhe deputetët nga Nisma dhe VV kërkuam masovizim të frymës për ndryshim për 19 nëntor…“

Etiketa: , , , ,
Të fundit