E enjte, 7 Shtator 2017
“Ekzistojnë mundësi që të arrihet zgjidhja për problemin me Phenianin me mjete diplomatike. Kjo është e mundur dhe duhet të zbatohet”, ka thënë ai në Forumin Ekonomik të Lindjes (EEF) në Vladivostok.
Putin konsideron se Koreja Veriore duhet të përfshihet në projekte të përbashkëta në mënyrë që të zvogëlohen tensionet në Gadishullin Korean.
“Koreja Veriore duhet të përfshihet gradualisht në bashkëpunimin rajonal. Rusia ka disa propozime konkrete të cilat janë të njohura për të gjithë, e të cilat mund të përfshijnë rrjetin e përbashkët hekurudhor që do të kishte lidhur Hekurudhën Trans-siberian dhe atë të Koresë nëpër Korenë Veriore”, ka thënë Putin.
Ai gjithashtu ka shtuar se mund të punohet edhe në zhvillimin e infrastrukturës së transportit të gazit, si dhe të porteve të Koresë Veriore, transmeton TASS.
Etiketa: Aktuale, Korea Veriore, Rusia, Vladimir Putin