Qeveria në detyrë vazhdon të shtojë zëvendësministra


E shtunë, 2 Maj 2026
Qeveria në detyrë vazhdon të shtojë zëvendësministra

Edhe pse është në detyrë, kryeministri Albin Kurti po vazhdon të shtojë zëvendësministra në kabinetin e tij.

Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti ka emëruar tre zëvendësministra – Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batushën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Hysni Mehanin në Ministrinë e Financave.

Dula ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Batusha ish-kandidat për deputet e Mehani ish-kandidat për kryetar të Skenderajt.

Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pasi partitë nuk arritën ta zgjidhnin presidentin.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit