Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

QKMF në Prizren është pajisur me një aparaturë të re

Prizren Post | 13:39 - 24.10.2018

PRIZREN – Pas fillimit të ofrimit të shërbimeve të Pap Testit dhe Strep Testit në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Prizren, nga muaji dhjetor do të fillojë ofrimi i edhe një shërbimi të ri.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren është pajisur me aparaturën e re për ofrimin e shërbimeve laboratorike për analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide (T3, T4, TSH, ATPO) dhe yndyrërave (HDL dhe LDL).

Me anë të këtyre analizave do të mund të identifikohen dhe parandalohen sëmundjet e mundshme, të cilat vijnë si pasojë e mosfunksionimit normal të gjëndrës tiroide, apo komplikimeve nga yndyrat.

Kjo është hera e parë që një shërbim i tillë i ofrohet qytetarëve nga institucionet publike të shëndetësisë parësore.


Etiketa:
Arivisti Company