Rasti Capat-Sekiraqët, seanca fillestare mbahet të hënën


E mërkurë, 15 Prill 2026
Rasti Capat-Sekiraqët, seanca fillestare mbahet të hënën

Të hënën e ardhshme do të mbahet seanca fillestare në rastin Capat-Sekiraqët.

Seanca pritet të nisë me fillim nga ora 13:15.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G., V.A., R.LL., S.S., F.A., E.LL., D.M., E.M. dhe V.B. është caktuar të mbahet me datë 20 prill 2026, në ora 13:15”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Rasti Sekiraqa-Capat, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit