Reali humb shansin për të kaluar Barcelonën


E hënë, 3 Shkurt 2014

Real Madridi ka humbur një rast ideal për të kaluar Barcelonën dhe të dalë në pozitën e dytë të tabelës pas barazimit me Athletic Bilbaon me rezultat 1 me 1. Mysafirët qysh në minutën e parë rrezikuan me anë të goditjes së rrezikshme të Lojtarit më të mirë në botë Cristiano Ronaldo por ai u tregua i pafat.

Kur pritej se Reali do të ishte dominues në takim baskët mohuan këtë duke filluar sulmet e parreshtura në drejtim të Diego Lopezit. Ai që pati rastin më të mirë në pjesën e parë ishte sulmuesi vendas Aritz Aduriz, goditja e të cilit për pak sa nuk përfundoi në rrjetën e madrilenëve. Sulmet e pandalshme të vendasve dhe ndërhyrjet e ashpra karakterizuan minutat e fundit të pjesës së parë në “San Mames”.

Pjesa e dytë dha një kahje krejtësisht ndryshe kur tani favorite u kthye në këmbët e veta duke kërkuar më shumë fitorën. Ishte Ronaldo që shënoi në fillim të pjesës së parë por goli i tij u anulua pasi që ishtë në pozitë jashtë loje. Pas pak minutave sulmuesi francez, Karim Benzema ishte fare pranë golit pas goditjes së mrekullueshme por të cilën nuk e la të përfundojp në rrjetë Gorka Iraizoz.

Por Reali gjeti golin me anë të të Jese që i dha fund sulmeve të madrilenëve duke shënuar në minutën e 66-të pas asistimit të Ronaldos.

Pikërisht kur pritej që Real të shënonte fitoren e radhës, në skenë doli Ibai Gomez që barazoi rezultatin në 1 me 1 në minutën e 74-të.

Një minutë më vonë erdhi befasia tjetër për Realin kur ylli Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi u kacafyt me lojtarin e Bilbaos, Iturraspe.

Me këtë barazim Reali mbetet në pozitën e tretë me 74 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e dytë. Kurse pozitën e parë e shijon Atletico Madrid që para pak orësh shkatërroi Real Sociedadin me rezultat 4 me 0.

Etiketa: , ,