E martë, 6 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo nuk pritet të rikthehet te kombëtarja e Portugalisë për sa kohë Jorge Jesus të jetë trajner, sipas gazetarit portugez Rui Santos.
Ronaldo u largua nga grumbullimi gjatë kësaj pauze ndërkombëtare pas një përplasjeje me Jesusin, pas vendimit të trajnerit për të mos e aktivizuar në ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Edhe pse Jesus e ka cilësuar situatën si “ujëra të kaluara” dhe ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Ronaldos, Santos pretendon se marrëdhënia mes tyre është dëmtuar dhe sulmuesi nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare nën drejtimin e tij./04 Online/
Burimi: 04online
