Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rritet në 148 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së naftës në Pakistan

Prizren Post | 13:15 - 25.06.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, pasi 50 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga djegiet që kanë marrë si pasojë e shpërthimit.

Qindra persona kishin vrapuar drejt cisternës së rrotulluar që po rridhte naftë kur ajo shpërtheu papritmas, transmeton Express.

Saznoor Ahmad, 30-vjeçar, dy kushërinjtë e të cilit u vranë në zjarr, ka thënë se turma e njerëzve bërtiste teksa flaka i kaplonte ata.

“Zjarri lëvizi shumë shpejt,” ka thënë ai.


Etiketa:

Bëni një koment