SHBA-të nuk ofruan ndihmë për sulmin kundër DAESH-it në Siri


E mërkurë, 31 Gusht 2016

siri

Ankara – Mos dhënia e ndihmës të premtuar ajrore nga SHBA-të ka sjellë rrezik të madh për autoblindat e Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrinë e Lirë Siriane të cilat u sulmuan nga DAESH-i në Jarabulus të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më qëllim pastrimi të rajonit nga elementet e organizatës terroriste DAESH, Ushtria e Lirë Siriane vazhdon ti japë mbështetje Forcave të Armatosura të Turqisë në qytetin i cili ndodhet në kufirin perëndimorë të Turqisë.

Përgjatë operacionit të djeshëm në fshatin Kullije nga ana e pjesëtarëve të DAESH-it u sulmuan me raketa forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe autoblindat e Forcave të Armatosura të Turqisë, me ç’rast mbetën të plagosur tre ushtarë.

Gazetari i AA-se ishte pjesë e operacionit në fshat dhe sipas burimeve të siguruara nga Ushtria e Lirë Siriane sulmi terrorist është realizuar rreth orës 19.00 dhe është sulmuar një tank me anë të një rakete.

Në të njëjtën kohë terroristët kanë realizuar sulme të ndryshme edhe ndaj forcave të ULS-së. Si rezultat oficerët e FAT-së të cilët ndodheshin në rajon duke kontaktuar bazën ushtarake Inxhirlik kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga forcat e koalicionit.

Ndërkohë SHBA-të nuk ofruan ndihmën ajrore në orët e parashikuara dhe që më parë ishte planifikuar ndërmjet Turqisë dhe SHBA-ve. Zyrtarët e SHBA-së në Inxhirlik duke u arsyetuar në mënyra të ndryshme nuk dërguan asnjë lloj ndihme.

Si pasoj e kësaj Forcat e Armatosura të Turqisë u detyruan të përdorin aeroplanët e tyre ushtarak.

Një burim i ULS i cili ishte dëshmitar okular i ngjarjes ka pohuar: “Amerikanët na dhanë fjalën që gjatë ofensivës do të na ndihmonin me forcat ajrore. Por nuk erdhën. Patëm të plagosur në këtë sulm. Mund të kishim humbje të mëdha. Ndihma nga amerikanët ishte diçka e planifikuar. Domethënë ishin të detyruar ta bënin këtë. Por ata na lanë në gjysmë të rrugës. Për shkak të tyre ndërhyrja nga ajri u vonua. Në momentin e fundit na erdhën në ndihmë avionët e ushtrisë turke.”

Të fundit