Shefqet Krasniqi dërgohet në Gjykatën Supreme


E mërkurë, 17 Shtator 2014

Para pak çastesh, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është sjellë në Gjykatën Supreme.

Kraniqi dhe imamë tjerë të arrestuar sot në orët e mëngjesit dyshohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për Urdhër bastisje dhe ndalim dhe pas vendimit të Gjyqtarit të procedues paraprake të Gjykatës Kompetente, sot është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës, me ç’rast janë bastisur dhe janë arrestuar 15 persona./indeksonline/

Etiketa: , ,
Të fundit