Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë


E diel, 22 Mars 2020

PRISHTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ikshpk) ka konfirmuar se sot ka ndërruar jetë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili ishte i infektuar me virusin COVID 19.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Etiketa: , ,
Të fundit