Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë


E hënë, 26 Tetor 2026
Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka kërkuar hetim jo vetëm për rrethanat e vrasjes së gruas në Pejë, por edhe veprimet e secilit institucione që duhej ta mbronte.

Ajo ka thënë se çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë për mosveprim duhet të trajtohet me urgjencë

“Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj.Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve. U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend”, thuhet në reagimin e presidentes


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit