E martë, 27 Maj 2014
Shkup – Shiu mbrëmë vërshoi Maqedoninë lindore Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) në Veles për një orë reshje të shiut janë vërshuar disa rrugë, ka pasur ndërprerje të rrymës elektrike, janë djegur kabllo të shtyllave elektrike nga vetëtima, rënie të drunjve nëpër rrugë dhe bodrume të vërshuara.
Situatë e njëjtë ka qenë edhe në Koçani dhe në Çeshinovë-Oblleshevë ku ka pasur dalje të kanalizimit. Në fshatin Sokollarci është dëmtuar rruga nga lumi i ardhur Suvodollica, njoftoi DMSH.
Në Shkup mbrëmë ka pasur reshje të pakta të shiut. Niveli i liqeneve dhe i hidroakumulacioneve është stabil dhe vazhdimisht kontrollohen nga subjektet përgjegjëse.
Nga DMSH rreth 30 persona janë të gatshëm për të vepruar nëse ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithashtu është rritur edhe gatishmëria e të punësuarve në njësitë rajonale për mbrojtje dhe shpëtim.
DMSH ka njoftuar se disponon me 12 mijë thasë me rërë dhe është e përgatitur me të gjitha mundësitë materiale-teknike dhe njerëzore që të ballafaqohet me rreziqet e mundshme të shkaktuara nga vërshime eventuale.
DMSH e ka tërhequr ekipin e shpëtimtarëve nga Serbia, kurse ekipi në Bosnjë e Hercegovinë do të qëndrojë atje edhe pesë ditë./zhurnal/
Etiketa: Maqedoni, Vërshime