E diel, 1 Maj 2016
Shkencëtarët japonezë kanë gjetur kurën për alopecinë (njerëzit pa flokë). Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve. Kjo lëkurë mund të djersitë dhe aty të rriten flokët.
Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe është rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulore në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.
Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale. Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale.
Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga mospasja e flokëve.