E shtunë, 2 Prill 2016
Raportohet për luftime të ashpra në rajonin Nagorni-Karabah-ut, brenda Azerbajxhanit.
Ushtria e Armenisë i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë lançuar ofensivë madhore, me tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë luftarakë.
Ndërkohë Ushtria e Azerbajxhanit në reagimin e saj thotë se, forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës dhe se është dashur të ndërmerren “masa urgjente” nga ushtria.
Rajoni i Nagorno-Karabah-ut shtrihet brenda Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë.
Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se, ka “viktima në të dy anët” ndërsa duket se luftimet po vazhdojnë.
Ky konflikt ka nisur në vitet e shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përhershme kanë dështuar.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për dhënien fund të luftimeve, shkruan “BBC”.
Nagorno-Karabakh-u ka qenë në duart e separatistëve armenë që nga përfundimi i luftës (1994).
Etiketa: armenia, azerbajxhani